Agjencia e Inteligjencës angleze paralajmëron: Mos përdorni më Windows 7 për blerje online dhe email!
Qendra Kombëtare e Sigurisë Kibernetike (NCSC), pjesë e Agjencisë së Inteligjencës së Shtabit të Komunikimeve të Qeverisë së Britanisë (GCHQ), ka lëshuar një paralajmërim për këdo që ende përdor sistemin operativ të kompjuterëve Windows 7: ‘Mos’.
Për të qenë më të saktë, paralajmërimi i NCSC për këdo që ende përdor Windows 7 kur zyrtarisht arriti statusin e fundit të jetës (EoL) më 14 janar është mospërdorimi i tij në kompjuter për blerje online, emaile ose ndonjë veprimtari tjetër që ka lidhje me të dhëna personale apo financiare të individit.
Fundi i jetës në terminologjinë e Microsoft nënkupton fundin e ciklit jetësor të mbështetjes për shumicën e njerëzve. I lëshuar për herë të parë më 22 tetor 2009, Windows 7 ishte pasardhësi i sistemit të operimit Windows Vista. Ajo ka vazhduar të bëhet një nga versionet më të suksesshme, duke komanduar akoma një pjesë prej 32,74% të tregut të desktopit të Windows-it.
NCSC, ka njoftuar se njerëzit që ende përdorin Windows 7 duhet të azhurnohen sa më shpejt që të jetë e mundur për të vazhduar marrjen e update-eve të tjera të rëndësishme për sigurinë e të dhënave të tyre.
Sipas një raporti në gazetën Telegrafi, NCSC ka deklaruar që përdoruesit e Windows 7 duhet të “lëvizin të dhënat e ndjeshme në një pajisje të mbështetur dhe të mos i përdorin ato për veprime si qasja në banka dhe llogari të tjera me përmbajtje të ndjeshme të dhënash”. Paralajmërimi i NCSC shkon edhe më tej, duke sugjeruar që përdoruesit e Windows 7 duhet “të konsiderojnë ta kryejnë qasjen në email nga një pajisje tjetër”. (Forbes)
E.S / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.