Agjencia e Pronave miraton 107 dosje pronarësh, fondi 115 milionë lekë (Emrat e përfituesve)
Agjencia e Trajtimit të Pronave (ATP) njofton se ka përfunduar procesin e shqyrtimit për 107 (njëqind e shtatë) kërkesa, të cilat përfitojnë këstin e parë, të dytë, të tretë, të katërt dhe të pestë të kompensimit në të holla në një total prej 70% të vlerës totale të miratuar me VKM-të përkatëse.
“Për 107 (njëqind e shtatë) kërkesat,e mësipërme, për të cilat ka përfunduar procesi i shqyrtimit nga ana e ATP-së, ka rezultuar se dokumentacioni i tyre është në përputhje me kriteret e përcaktuara në Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 383, datë 19.05.2010 “Për përcaktimin e procedurave të shpërndarjes së fondit të kompensimit në vlerë për pronarët e pasurive të paluajtshme, pronë private, që preken nga ndërtimet informale”, i ndryshuar. Fondi financiar që shpërndahet nga ATP për këto 107 (njëqind e shtatë) kërkesa,është në vlerën: 115 015 330,51 (njëqind e pesëmbëdhjetë milionë e pesëmbëdhjetë mijë e treqind e tridhjetë presje pesëdhjetë e një ) lekë” njofton Agjencia e Trajtimit të Pronave.
Të dhënat në lidhje me pasuritë që kompensohen dhe mbi gjeneralitetet e subjekteve përfitues jepen në listën bashkëlidhur këtij njoftimi.
Agjencia e Trajtimit të Pronave (ATP) njofton subjektet e interesuara se vlerat përkatëse për secilin përfitues do të jenë disponibël në llogaritë e tyre në bankat e nivelit të dytë pas përfundimit të procedurave të transfertave bankare në ditët në vazhdim.
Lista emerore: Kliko ketu
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.