Agjencia e Pronave publikon listën e re! Cilët janë dosjet dhe pronarët që përfitojnë para për kompensim (LISTA)
Agjencia e Trajtimit të Pronave njofton se, në fillim të vitit buxhetor 2020, ka përfunduar procedurat për lëvrimin e këstit të radhës për 148 (njëqind e dyzet e tetë) vendime të subjekteve të shpronësuara, që kanë përfituar kompensim financiar me kërkesë të veçantë gjatë viteve 2016-2019, nga të cilët për 1 (një) vendim subjekti përfiton këstin e pestë, për 6 (gjashtë) vendime subjektet përfitojnë këstin e katërt, për 61 (gjashtëdhjetë e një) vendime subjektet përfitojnë këstin e tretë dhe për 80 (tetëdhjetë) vendime subjektet përfitojnë këstin e dytë.
“Vlera totale e fondit, të vënë në dispozicion nga Buxheti i Shtetit, që do të lëvrohet menjëherë në fillim të vitit buxhetor 2020, si këst i radhës për 148 (njëqind e dyzet e tetë) vendimet e subjekteve përfitues, është 481,216,781,02 (katërqind e tetëdhjetë e një milionë e dyqind e gjashtëmbëdhjetë mijë e shtatëqind e tetëdhjetë e një presje zero dy) lekë” njofton ATP.
Agjencia e Trajtimit të Pronave (ATP) njofton subjektet e interesuara se vlerat përkatëse për secilin përfitues do të jenë disponibël në llogaritë e tyre në bankat e nivelit të dytë pas përfundimit të procedurave të transfertave bankare në ditët në vazhdim.
Lista emërore:
https://drive.google.com/file/d/1tcTNxWQ-Is6Cj36I6I_qusBjtWgbTm5s/view
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.