Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve (AIDA) shpall fituesit e “Fondit të Konkurrueshmërisë 2017”
Gjashtë kompani nga pesë qarqe të vendit janë përzgjedhur si fituese nga AIDA, për të përfituar nga Fondi i Konkurrueshmërisë. Komisioni i Aprovimit të Grantit vendosi ditën e mërkurë të akordojë financime për të gjashta kompanitë e mëposhtme të cilat kishin bërë aplikimin:
Nr. | Emri i kompanisë | Qarku | Sektori |
1 | EKOPROD shpk | Korçë | Agro-përpunim |
2 | MADISH shpk | Shkodër | Tekstil |
3 | Sandër Doda PF | Lezhë | Prodhim dyer & dritare dhe plastikë |
4 | DANTE shpk | Durrës | Prodhim dyer & dritare |
5 | Kantina HERTA | Durrës | Pije alkoolike |
6 | Mhill Qehaja | Tiranë | Prodhim dhe përpunim druri |
Projektet fituese përfshijnë: certifikimin, ambalazhimin, dizenjimin dhe etiketimin e produkteve, kryesisht me synim eksporti.
Fondi i cili manaxhohet nga AIDA ka si qëllim rritjen e aftësi konkurruese të ndërmarrjeve të vogla e të mesme (SME) në vendin tonë.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.