Agjencitë e udhëtimit në Britani bëjnë thirrje për heqjen e rregullave të testimit!
Grupet e industrisë së udhëtimit kanë bërë thirrje që të gjitha kufizimet e mbetura të Covid për udhëtarët të hiqen në rishikimin e fundit të qeverisë britanike. Me të dhënat javën e kaluar që sugjerojnë se 1 në 25 njerëz në MB aktualisht kishte virusin, linjat ajrore thonë se testimi i pasagjerëve nuk ka asnjë ndikim real.
Mendohet se ministrat po finalizojnë ndryshimet në udhëzimet për testimin e Covid. Industria e udhëtimit tha se testimi i detyrueshëm për mbërritjet dhe nisjet në Mbretërinë e Bashkuar kishte penguar rimëkëmbjen e sektorit.
Kryeministri do të takohet më vonë me kabinetin e tij dhe do t’u kërkojë atyre që të mbështesin vendimin e tij për të mos vendosur asnjë kufizim të mëtejshëm Covid në Angli.
Të martën, Boris Johnson tha se shpresonte se vendi mund të “kalojë” valën aktuale, megjithëse ai pranoi se pjesë të NHS do të ndjeheshin të mbingarkuara përkohësisht. Qeveria ka thënë se ka vazhduar të “mbajë nën shqyrtim të gjitha masat”.
Edel Strazimiri / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.