Agroindustria “udhëheq” eksportet – 10.1 miliardë lekë në 9 muaj, thuajse sa tre sektorë bashkë
Agroindustria është sektori që ka udhëhequr eksportet shqiptare drejt tregjeve të huaja në 9 muajt e parë të vitit, me një vlerë prej 10.1 miliardë lekë. Referuar shifrave zyrtare të Ministrisë së Bujqësisë, të siguruar nga TV SCAN, ky sektor zë afro gjysmën e totalit të eksporteve, apo thuajse sa tre sektorët e tjerë bashkë, blegtoria, peshkimi dhe bujqësia. Eksportet bujqësore për periudhën Janar-Shtator 2018 u regjistruan në rreth 23.6 miliardë lekë.
Krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, agroindusria është rritur me 8.7 për qind apo 0.8 miliardë lekë. Përpos vlerës monetare, rritje në tregtinë me jashtë është regjistruar edhe sa i përket sasisë së produkteve.
Produktet më të eksportuara në këtë zë, janë peshku i konservuar, krustacët, molusqet e konservuara, dhe zarzavate të ruajtura ndryshe, jo të ngrira, që arrijnë në rreth 6 miliardë lekë. Ndërsa sektori me eksportet më të vogla në sasi dhe vlerë, është blegtoria, me rreth 723.5 milionë lekë në 9 muajt e vitit 2018, megjithëse ka njohur rritje të konsiderueshme nga viti në vit.
Elisabeta Dosku/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.