Ahmetaj letër bizneseve: Deri me 15 shkurt dërgoni propozime për procedurat që mund të preken nga derregullimi! Në janar, lehtësi të tjera
Ministri i Financave dhe Ekonomisë Arben Ahmetaj u kërkon bizneseve që të dërgojnë propozimet e tyre për reformën e derregullimit deri në datën 15 shkurt. Në letrën drejtuar bizneseve, Ahmetaj shkruan se propozimet mund të dërgohen në adresën [email protected].
“Propozimet tuaja për procedurat që mund të preken në funksion të thjeshtimit, eleminimit apo ofrimit online si dhe për lejët, licencat dhe autorizimet që konsideroni se përbëjnë mbirregullim të tregut janë mëse të mirëpritura për t’u kthyer në një platformë të re dialogu dhe konsultimi mes nesh shumë shpejt në një tryezë të përbashkët” shkruhet në letër ku evidentohet se nga janari do të ketë thjeshtime të tjera procedurash.
Më tej, ministri evidenton se duke nisur nga 1 tetori i vitit të kaluar, janë 13 dokumente që nuk kërkohen më nga qytetarët dhe sipërmarja për shërbimet që ofrohen nga Ministrria e Financave dhe Ekonomisë.
“Vetëm përmes heqjes së detyrimit për dorëzimin e këtyre dokumenteve nga qytetarët dhe sipërmarrja u kemi kursyer atyre rreth 595 mijë dokumente dhe 56 vite kohë pritje në radhë e sportele vetëm në një vit” shkruhet në letër.
Letra e plotë:
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.