Ahmetaj me kompanitë e sigurimeve: Fatura totale momentalisht është 12 milionë dollarë
Gjatë takimit të sotëm të Kryetarit të Komitetit të Rindërtimit, Arben Ahmetaj, me kompanitë e sigurimeve u diskutua mbi faturën totale të dëmshpërblimeve që do tu paguhen qytetarëve të prekur nga tërmeti i 26 nëntorit.
Gjatë fjalës së tij Ahmetaj tha se sipas rekordit zyrtar në tërmetin e 21 shtatorit kompanitë e sigurimeve kanë paguar rreth 5 milionë dollarë çka përfaqëson rreth 70-80 % të shumave qe u detyrohemi qytetarëve dhe bankave.
Sipas tij për dëmet e shkaktuara gjatë tërmetit të 26 nëntorit, vlerësimi është ende në proces qoftë të procedurave të brendshme qoftë dhe në ato që nxjerr Komiteti i Emergjencës apo bankat. Sidoqoftë Ahmetaj theksoi se deri më tani nga informacioni i përftuar nga AMF janë llogaritur rreth 1943 banesa që do të dëmshpërblehen, dhe se shifra totale e dëmit momentalisht shkon në 12 milionë dollarë.
Listat e qytetarëve që do të dëmshpërblehen duhet të depozitohen zyrtarisht edhe me Komitetin e Emergjencës që mos të bëhen dëmshpërblime të dyfishta dhe të mos ketë detyrime të dyfishta për tatimpaguesit, theksoi ai.
Tryezë me tregun e sigurimeve
Posted by Arben Ahmetaj on Friday, December 6, 2019
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.