Ahmetaj për vitin e ri fiskal – 2019, vit optimist për bizneset dhe familjet shqiptare
Arben Ahmetaj, që deri në fund të vitit 2018 ishte Ministër i Financave dhe Ekonomisë, e cilëson 2019-ën si vit optimist për vendin. Në një postim në Facebook, Ahmetaj shkruan se viti 2019 nis i mbarë për qytetarët dhe sipërmarrjen shqiptare! Sipas tij, nga 1 Janari 91% e bizneseve në Shqipëri e kanë taksën zero ose 5%.
Tatim fitimi ulet me tre herë, nga 15% në 5%:
– për sipërmarrjet me xhiro deri në 14 milionë lekë;
– për sipërmarrjet në agroturizëm;
– për shoqëritë e bashkëpunimit bujqësor
Tatimi mbi dividentin ulet nga 15% ne 8 %, për mbi 15 mijë kompani ose rreth 50 mije individë investitorë të kapitalit.
Më tej Ahmetaj, shkruan se, do të aplikohet TVSH e reduktuar në masën 6% për shërbimet e akomodimit dhe ushqimit brenda strukturave në sipërmarrjet në turizëm dhe agro-turizëm;
TVSH e reduktuar 6% aplikohet edhe për shitjen e librit dhe importimin e autobusëve elektrikë.
Përjashtohen nga TVSH:
– Inputet bujqësore;
– importi i makinerive bujqësore;
– lëndët e para në industrinë farmaceutike;
– shërbimet veterinare;
– investimet në energjinë diellore (fotovoltaiket)
“Ulja e kufirit të taksimit të pagës me 23 %, si rezultat i te cilës rreth 15,400 të punësuar me pagë mbi 130 mijë lekë në muaj kursejnë 25,8 milion lekë çdo muaj, ose 310 milion lekë në vit”, përfundon Ahmetaj.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.