Ahmetaj “rrëzon” Peleshin – Jo moratorium për PPP me ofertë të pakërkuar, ndalohet përfundimisht
Komisioni i Ekonomisë dhe Financave ka rrëzuar propozimin e Komisionit të Veprimtarive Prodhuese për vendosjen e një moratoriumi deri në dhjetor të vitit 2021 për pranimin e ofertave të pakërkuara në disa sektorë, duke lënë në fuqi variantin e qeverisë që i ndalon përgjithmonë këto lloj projektesh në rrugë, arsim, telekomunikacion, trajtim mbetjesh e në disa sektorë të terë.
Ndërkaq, debate pati edhe në lidhje me sektorët ku do të lejohet të pranohet oferta e pakërkuar, ku deputeti Ismet Beqiraj kërkoi që edhe projektet e energjisë për ngrohje dhe shpërndarjen e gazit natyror të përjashtohen nga kjo mundësi.
Komisioni i Ekonomisë miratoi nen për nen ndryshimet në ligjin “Për koncesionet dhe partneritetit publik privat”, duk i hapur rrugën miratimin në seancën plenare. Ndërkaq, sikurse është bërë e ditur edhe më herët ndalimi i ofertës së pakërkuar do të hyjë në fuqi në datën 1 korrik.
Ola Mitre/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.