AIDA shpall tenderin/ Zyra “të reja” me flamuj shqiptarë. Detajet
Agjencia Shqiptare për Zhvillimin e Investimeve, AIDA, ka shpallur një tender për rikonceptimin dhe brandimin e zyrave. Fondi i vënë në dispozicion të tenderit të shpallur në Agjencinë e Prokurimit Publik është 1.1 milionë lekë.
Fondi do të kanalizohet në stenda, broshura, sinjalistika orientuese brenda ambienteve, realizim banerash, flamuj shqiptar, logo, tableta elektronike, etj. Tenderi do të qëndrojë i hapur deri më 24 shkurt dhe ka një afat kohor për ekzekutim prej tre ditësh, sipas detajeve të bashkëlidhura.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.