Air Albania nis fluturime nga aeroporti më i madh në botë
Kompania e parë ajrore kombëtare e Shqipërisë, Air Albania (një ndërmarrje e përbashkët me transportuesin turk të Turqisë, Turkish Airlines) filloi fluturimet më 26 prill nga Aeroporti i ri i Stambollit.
“Air Albania do të operojë dy fluturime çdo ditë midis Stambollit dhe Tiranës” tha shefi ekzekutiv i Turkish Airlines, Sinan Dilek, gjatë një ceremonie në Aeroportin e Stambollit.
Dilek u shpreh se Air Albania po planifikon që këtë verë të realizojë fluturime në destinacione të reja në Itali dhe Angli.
“Është krenari që ne të fillojmë fluturimet nga Aeroporti i Stambollit, i cili është aeroporti më i madh në botë” shtoi ai.
Faza e parë e aeroportit të Stambollit u hap zyrtarisht në tetor të 2018-ës, me një kapacitet vjetor prej 90 milion pasagjerësh. Me kapacitet të plotë vjetor prej 200 milion pasagjerësh, Aeroporti i Stambollit është vendosur të bëhet një qendër globale e aviacionit me fluturime në mbi 350 destinacione në mbarë botën.
Burimi: Anadolu Agency
Jenida Vladi/ SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.