Airbnb blen “Accomable” – Tashmë platforma e përshtatshme edhe për udhëtarët me aftësi të kufizuara
Kur platforma “Accomable” për njerëzit me aftësi të kufizuar u lançua për herë të parë, shtypi menjëherë e quajti atë si “Airbnb” për njerëzit me aftësi të kufizuar.
Por tashmë Airbnb ka njoftuar se e bleu platformën Accomable si pjesë e një përpjekjeje për t’u përshtatur më mirë udhëtarëve me aftësi të kufizuara.
Srin Madipalli e ndërtoi faqen e internetit me mikun e tij Martyn Sibley në vitin 2015 pasi të dy ndanë problemin e gjetjes së vendeve të përshtatshme për këtë kategori njerëzish sepse edhe vendet që e rendisnin veten si të aksesueshëm për njerëzit në karrige me rrota ndonjëherë nuk i plotësojnë nevojat e tyre.
“Accomable” u lancua si një zgjidhje ku njerëzit mund të reklamonin hotelin apo shtëpitë që dëshironin të linin me qira dhe të specifikonin karakteristikat e aksesueshmërisë që kishtë vendi.
Ekspertiza e Madipallit në këtë zonë është ajo që tërhoqi interesin e Airbnb. Krahasuar me Accomable, e cila liston mbi një duzinë karakteristika të ndryshme të aksesueshmërisë, Airbnb listoi vetëm “aksesin për karrigen me rrota” si një opsion për këtë kategori njerëzish.
Shërbimi për udhëtarët më aftësi të kufizuara ka qenë një dobësi e pranuar nga Airbnb, pjesërisht për shkak se modeli i saj i ndarjes së shtëpisë do të thotë se pronat nuk duhet të jenë në përputhje me ADA.
Si pjesë e blerjes, Madipalli do të bashkohet me Airbnb si produkt i aksesueshmërisë dhe menaxheri i produkteve për të adresuar shumë probleme të tij.
Një pjesë e rolit të tij do të ndihmojë të mbikëqyrë se si Airbnb të zbatojnë filtrat e reja për veçoritë e qasjes dhe të shtrirjes së aksesueshmërinë në disa prej karakteristikave të tij më të reja si Trips, versioni i turneut dhe aktiviteteve të Airbnb.
Ndërkohë, pjesa tjetër e ekipit Accomable do të marrë oferta për t’u bashkuar me ekipin e Airbnb në të kundërt Airbnb marrëveshja midis këtyre dy platformave nuk do të kryhej.
Tashmë, Airbnb po ndryshon mënyrën se si liston shtëpitë e aksesueshme në platformën e saj duke ofruar një listë kontrolli për aksesueshmërinë, duke filluar që nga përmasat e kornizave të derës në mënyrë që informacioni për udhëtarët të jetë i detajuar që përpara se të shkruajnë.
Një pjesë e rolit të Madipallit do të jetë edhe sjellja e sa më shumë shtëpive të cilat kanë pajisur shtëpitë e tyre me specifika të caktuara që i përshtaten kësaj platforme.
“Ne duam të mbështesim udhëtarët me aftësi të kufizuara në çdo formë të mundshme,” shkroi Madipalli në një email tek Forbes.
“Kjo përfshin mbështetjen e udhëtarëve për të siguruar që ata të kenë informacionin e duhur në aksesin që ata mund të besojnë, por është gjithashtu e rëndësishme që ne të fuqizojmë sipërmarrësit dhe mysafirët me aftësi të kufizuara për të ndarë shtëpitë e tyre në Airbnb”.
V.Hydi/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.