Airbnb largon listat e vendbanimeve izraelite nga Banka Perëndimore
Airbnb thotë se do të heqë nga listat e saj të gjitha shtëpitë në vendbanimet izraelite në Bregun Perëndimor të pushtuar. Firma amerikane tha se kishte marrë vendimin për shkak se vendbanimet ishin në thelbin e mosmarrëveshjes midis izraelitëve dhe palestinezëve.
Masa është mirëpritur nga palestinezët, por Izraeli e ka quajtur atë si një gjë “të turpshëm” duke e kërcënuar këtë veprim ligjor. Vendbanimet e Bankës Perëndimore konsiderohen të paligjshme sipas ligjit ndërkombëtar, megjithëse Izraeli e kundërshton këtë.
Izraeli i përkrah planet për 1.000 shtëpi të reja banimi në Bregun Perëndimor dhe se më parë, Airbnb është kritikuar nga zyrtarët palestinezë dhe nga aktivistët e të drejtave të njeriut për lejimin e regjistrimit të shtëpive me qira në vendbanimet izraelite.
Në një deklaratë kompania bëri të ditur: “Ligji amerikan i lejon kompanitë se si Airbnb mund të angazhohet në biznes në këto territore. “Në të njëjtën kohë, shumë në bashkësinë globale kanë deklaruar se kompanitë nuk duhet të bëjnë biznes këtu sepse besojnë se kompanitë nuk duhet të përfitojnë nga tokat ku janë shpërngulur njerëzit”.
Pas një vlerësimi, ai tha: “Ne arritëm në konkluzionin se ne duhet të heqim regjistrimet në vendbanimet izraelite në Bregun e zaptuar Perëndimor. Saeb Erekat, sekretari i përgjithshëm i Organizatës për Çlirimin e Palestinës (PLO), tha se kjo ishte një hap “vendimtar në mënyrë që Airbnb të ndiqte pozicionin e së drejtës ndërkombëtare.
Por ministri izraelit i turizmit Yariv Levin tha se vendimi i Airbnb ishte “kapitulli më i mjeruar i përpjekjeve të bojkotuara”. Organizata vlerësoi vendimin e Airbnb në Twitter duke e paraqitur atë si “një zbulim të madh”.
Çështja e vendbanimeve është një nga fushat më kontestuese të mosmarrëveshjes midis Izraelit dhe palestinezëve. Më shumë se 600.000 hebrenj jetojnë në rreth 140 vendbanime të ndërtuara që nga pushtimi i Izraelit nga Bregu Perëndimor dhe Jerusalemi Lindor në luftën e vitit 1967 në Lindjen e Mesme.
Izraeli thotë se një argument i tillë është një pretekst për të shmangur bisedimet e drejtpërdrejta të paqes dhe se fati i vendbanimeve duhet të negociohet në përputhje me marrëveshjet e paqes të nënshkruara me palestinezët në vitin 1993.
Ada Xhagolli/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.