Airbnb: Rritet numri i rezervimeve për destinacione jo shumë të njohura
Dëshironi të kaloni pushimet tuaja verore në një vend shumë të bukur por jo shumë të njohur?
Lista e destinacioneve të Airbnb është një vend i mirë për të filluar. Kompania ka identifikuar disa vende ku rezervimet për të kaluar pushimet janë rritur ndjeshëm.
Por pavarësisht rritjes së rezervimeve në këto vende nuk mund të themi se janë vende të populluara apo më të njohurat e mundshme.
Përveç disa destinacioneve të dukshme në listë, ajo që pjesa tjetër e qyteteve ka të përbashkët është fakti se janë fare pranë një destinacioni mjaft të madh e të njohur turistik por njëkohësisht aq larg sa për të shmangur turmat e mëdha.
Sipas Airbnb, ky krahasim është bazuar në rezervimet e të njëjtës kohë nga viti i kaluar. Ja se si janë renditur këto destinacione.
- Rosarito, Mexico
- Destin, Florida
- Prince Edward, Kanada
- Scarborough, Angli
- Hanoi, Vietnam
- Levanto, Itali
- Tainan, Taiwan
- Salou, Spanjë
- La Ciotat, Francë
- Hvana, Kubë
V.Hydi/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.