Akset rrugore ku duhet të kalohet me zinxhirë, ARRSH: Drejtuesit e mjeteve të bëjnë kujdes
Temperaturat e ulta dhe reshjet e borës të rëna në disa qarqe, kanë sjellë e vështirësi në qarkullimin e automjeteve në disa akse.
Autoriteti Rrugor Shqiptar njofton se gjatë pasdites dhe darkës në segmentet rrugore Qafë Thanë-Kapshticë dhe Qafë Qarri-Ersekë qarkullimi duhet të behët me zinxhir.
Qarkullimi me zinxhirë duhet të behet edhe në disa akse të tjera:
-Në Pukë Fushë Arëz Qafë Mali, Hani i Hotit Tamarë, Dedaj-Razëm, Qafë Laç-Koman, Qafë Mali- Fierzë, Kuben- Vasije qarkullimi bëhet me zinxhir.
-Segmenti Fierzë-Ura e Bujanit-Qafë Morinë, i qarkullueshëm me zinxhir.
-Aksi Kukës-Ura e Zapodit, Kukës-Bushtricë, i qarkullueshëm me zinxhir.
-Segmenti Kukës Krumë, Krumë Qafë Prushi, Plepa-Kam të qarkullueshëm me zinxhir.
Në aksin Tepelenë-Kakavijë kanë filluar reshjet e shiut, kështu që qarkullimi është i mundur pa zinxhir, por duhet të bëhet me kujdes.
“Rekomandojmë drejtuesit e mjeteve të vendosin zinxhir në segmentet rrugore, për të cilat ju kemi lajmëruar, të respektojnë sinjalistikën, të ulin shpejtësinë, të tregohen të kujdesshëm sidomos gjatë natës dhe në orët e para të mëngjesit dhe të ndjekin udhëzimet e Patrullës Rrugore”, thuhet në njoftim.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.