Aksi Elbasan –Tiranë – Rama: Do të finalizohet brenda këtij viti
Aksi rrugor Elbasan – Tiranë do të përfundojë brenda këtij viti. Lajmin e ka bërë të ditur kryeministri, Edi Rama në një konferencë për shtyp pas vendimeve të mbledhjes së qeverisë në qytetin e Elbasanit.
“Rruga finalizohet brenda këtij viti dhe të hapet përfundimisht dhe të lidhet përfundimisht përmes kësaj rruge të re Elbasani me Tiranën dhe të ecet më tutje me segmenti Qukës-Qafë Plloçë që lidh Elbasanin me Korçën.”
Po ashtu, Rama shtoi më tej se po bëhet finalizimi i një aksi të ri rrugor i nisur në mandatin e parë të qeverisjes i cili do të ndikojë në zhvillimin ekonomik në disa zona.
“Do të krijojë kushtet e përforcimit të një poli të natyrshëm ekonomik që përfshin Elbasanin dhe Beratin, duke bashkuar Cërrikun, Belshin, Urën Vajgurore, Kuçovën që janë zonat ku ka një zhvillim të vazhdueshëm dhe të rëndësishëm bujqësor dhe ku jepet një mundësi e re dhe e shumëpritur të gjithë sipërmarrjeve bujqësore”, shtoi Rama.
G.D/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.