Aksi i dëmtuar Librazhd-Elbasan/ ARRSH: Rruga është pastruar dhe qarkullimi vazhdon normalisht! (FOTOT)
Autoriteti Rrugor Shqiptar ka bërë me dije se pas rrëshqitjeve të dherave në aksin Librazhd-Elbasan si pasojë reshjeve të dendura të shiut ditën e djeshme janë marrë menjëherë masat e nevojshme.
Sipas njoftimit ARRSH ka qenë prezent në këtë aks me mjete e punëtorë, që në momentet e para duke bërë aksin të kalueshëm për të gjitha mjetet!
ARRSH bën me dije se ditën e sotme ka vijuar puna për pastrimin e inerteve të mbetura dhe ndërkohë rruga është pastruar dhe qarkullimi vazhdon normalisht.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.