Aksi Kardhiq-Delvinë – ARRSH: Vijon puna në lotin e 4-ët. Në proces ndërtimi i tubacionit për instalimin e fibrave optike
Vijojnë punimet në lotin e katërt për ndërtimin e aksit rrugor Kardhiq-Delvinë. Ndërsa ka shpërndarë pamje nga kantieri i punimeve, ARRSH njofton se po aktualisht po punohet për ndërtimin e tubacionit për instalimin e fibrave optike, i cili ka përfunduar në disa trakte.
Ndërkohë janë ende në proces punimet për ndërtimin e dy urave si dhe mureve mbajtës.
“Siç ishte parashikuar nga projekti në të gjithë gjatësinë e rrugës do të ndërtohet tubacioni për instalimin e fibrave optike. Deri tanimë ka përfunduar tubacioni në disa trakte. Paralelisht po vijon puna për ndërtimin e dy urave, ku kanë përfunduar të dy ballnat dhe tani punohet për ndërtimin e pilave të mesit. Ndër punimet në proces janë dhe ndërtimi i mureve mbajtës, prej të cilave është realizuar një pjesë e rëndësishme.”
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.