Aksi Kardhiq-Delvinë – Balluku inspekton punimet. Investimi përfundon brenda afatit.
Ministrja Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku ishte e pranishme në punimet që po zhvillohen tek aksi Kardhiq-Delvinë.
Sipas njoftimit, punimet në të tre lotet e rrugës, kanë avancuar në mbi 60% të tyre, duke garantuar se nëse vazhdohet me këtë lloj ritmi, investimi do të jetë gati brenda afatit të parashikuar.
Aksi në fjalë do të shkurtojë mjaft distancën Tiranë – Shkodër – Sarandë, duke nxitur kështu turizmin dhe lehtësuar qytetarët nga orët e gjata të rrugës.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.