Aksidentet ajrore në 2018 – Rritje “e frikshme” e numrit të viktimave, 556 të vdekur
Viti 2018 ka patur një rritje të mprehte të numrit të viktimave të shkaktuara nga aksidentet ajrore, krahasuar me 2017-ën.
Rrjeti i Sigurisë Ajrore raporton se nga aksidentet ajrore që ndodhën në 2018, mbetën të vrarë 556 persona. Ndërsa në vitin 2017, numri i viktimave ishte 79 dhe i aksidenteve 10.
Sipas këtij autoriteti, në vitin 2018 kanë ndodhur gjithsej 15 aksidente fatale, ndërsa ai me numrin më të madh të viktimave ishte përplasja e Lion Air në Indonezi duke vrarë 189 persona që gjendeshin në bord.
Por, edhe përplasja e avionit në Kuba në muajin korrik, për shkak të një gabimi njerëzor nuk mbetet pas duke qenë se 112 njerëz humbën jetën.
Por, pavarësisht numrit të lartë të viktimave krahasuar me 2017-ën, gjendja duket se është përmirësuar ndjeshëm në 20 vitet e fundit.
Nëse shifrat do të vazhdonin njësoj si 20 vite më parë, numri i aksidenteve nuk do të ishte 15, por 64.
Ergisa Bejkollari/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.