Aksionet e Apple – Warren Buffet ‘nuk heq dorë’ , kërkon të rrisë numrin e tyre
Pak pasi Apple dha një paralajmërim mbi të ardhurat tremujore, në 21%, investitori miliarder mund të kërkojë të blejë më shumë aksione të gjigantit të iPhone.
Warren Buffett, kryetari dhe CEO i Berkshire Hathaway, tha se do të donte të shihte rënien e çmimit të aksioneve të Apple në mënyrë që të mund të blinte më shumë.
Sipas CNBC, Apple do të raportojë deri në $ 9 miliard më pak se sa pritej fillimisht në tremujorin e parë të vitit 2019. “Nga pikëpamja jonë ne do të donim që Apple të ulte çmimet”– tha Buffett në maj, në mbledhjen vjetore të aksionarëve. Konglomerati i Buffett zotëron 258.2 milionë aksione të Apple, pasqyruar në dosjen e tij më të fundit me Komisionin e Shkëmbimit dhe Letrave me Vlerë në shtator 2018.
Kjo përfaqësonte një rënie prej 1.2 milion aksione në krahasim me regjistrimin e mëparshëm. Shitja e aksioneve është rreth 39% nga niveli i përgjithshëm gjatë gjithë tetorit 2018, i cili arriti në 233.47 dollarë. Në gusht, gjiganti i teknologjisë u bë kompania e parë amerikane me një kapitalizim tregu prej më shumë se 1 trilionë dollarësh.
E.T/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.