Aksioni i fundjavës në rrugët e kryeqytetit – Policia Rrugore arreston 13 drejtues mjetesh dhe pezullon 67 patenta
13 drejtues mjetesh janë arrestuar nga Policia Rrugore gjatë fundjavës në rrugët e kryeqytetit. 10 prej tyre u arrestuan në gjendje të dehur dhe 3 të tjerë për shkak të mospajisjes me leje drejtimi.
Ndërkohë, nga aksioni i fundjavës gjithashtu janë pezulluar 67 leje drejtimi, nga të cilat 28 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit, 32 për shpejtësi mbi normat e lejuara dhe 7 për shkelje të tjera të ndryshme.
Ndërsa, janë ndaluar administrativisht edhe 22 mjete për detyrime administrative të pashlyera si dhe janë vendosur 1350 gjoba për shkelje të tjera të qarkullimit rrugor.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.