Akti i ri normativ/Shqipëria mbyll terësisht klubet! Ndalohet muzika pas orës 20:00. Shkaku: Të rinjtë grumbullohen pa respektuar asnjë masë
Qeveria ka miratuar aktin normativ që mbyll terësisht klubet e natës e diskot apo ambiente të ngjashme, qoftë në ambiente të mbyllura ashtu edhe të hapura.
Ky vendim, sipas ministres së shëndetësisë, Ogerta Manastirliu vjen pasi kohët e fundit janë konstatuar se ato janë kthyer në vendgrumbullime tërinjsh që nuk respektojnë asnjë masë dhe si rrjedhojë mund të kthehen në burim infeksioni masiv.
Në rast se do të konstatohen hapur klube nate e disko, ato do të gjobiten me 3 milionë lekë dhe pezullim aktiviteti 1 vit.
Po ashtu, akti normativ parashikon ndalimin e muzikës pas orës 20:00 në çdo lloj mjedisi shërbimi. Mosrespektimi dënohet me 1 milion lekë gjobë dhe në rast përsëritje me pezullim aktiviteti 6 muaj.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.