Aktivitet i paregjistruar, lotari të jashtëligjshme, pije kontrabandë/ DVP Korçë kap në flagrancë pronarin e lokalit!
Kapje në flagrancë për 5 vepra penale brenda një aktiviteti të paregjistruar në qytetin e Korçës! DVP Korçë ka vënë në pranga shtetasin me iniciale B.M, i cili në lokalin në pronësi të tij, tregtonte mallra të dyshuara kontrabandë, pije alkoolike dhe joalkoolike pa dokumentacionin përkatës.
Po ashtu, shtetasit me iniciale B.M iu sekuestrua një kompjuter lap top, me të cilin organizonte lotari të palejuara. Arrestimi u bë i mundur pas kontrollit të kryer në ambientet e lokalit nga specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik-Financiar të DVP Korçë.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për veprat penale “Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë”, “Fshehja e të ardhurave”, ”Shkelja e të drejtave të pronësisë industriale” , ”Organizimi i lotarive të pa lejuara” dhe ”Ushtrimi i aktivitetit tregtar të pa regjistruar në organet tatimore”.
Jenida Vladi/ SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.