Aktivitete për 1 qershorin – Veliaj: Ndërtuam 16 kënde lojërash, investimet do vijojnë
Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve, Bashkia e Tiranës organizoi një sërë aktivitetesh të ndryshme sportive dhe kulturore, që përkuan edhe me 1-vjetorin e hapjes së këndit të lojërave te Parku i Liqenit Artificial. Duke uruar fëmijët për 1 Qershorin, kryebashkiaku Erion Veliaj deklaroi se brenda një kohe të shkurtër Bashkia e Tiranës ka ndërtuar në të gjithë qytetin 16 kënde lojërash.
Kryebashkiaku garantoi për vijimin e investimeve dhe të përkujdesit për fëmijët edhe në të ardhmen.
Ndërsa, te Pazari i Ri, nën kujdesin e Bashkisë së Tiranës, fëmijët e kryeqytetit ndoqën koncertin e organizuar me rastin e 1 qershorit, ku artistët e vegjël performuan numra të ndryshëm baleti dhe këngë. Më pas vendi iu la aviatorëve të cilët realizuan disa numra për të vegjlit.
Nertila Doko/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.