AKU, ‘aksion’ në Korçë, Fier dhe Pogradec – 3.7 milionë lekë gjobë në 6 subjekte!
Autoriteti Kombëtar i Ushqimit vijon ‘aksionet’ e kontrollit ushqimor në të gjithë Shqipërinë. Sipas njoftimit zyrtar, kësaj here Drejtoria Rajonale e AKU, dega Korçë dhe Fier, ka vendosur 14 gjoba në Korçë, Pogradec dhe në Fier.
Në total janë gjobitur 6 subjekte në vlerë 3.7 milionë lekë gjobë. AKU pas kontrolleve rigoroze në markete, supermarket, byrektore dhe subjekte të përpunimit të qumështit njofton se ka bllokuar dhjetëra kg produkte të pasigurta për konsum, me destinacion asgjesimin.
Autoriteti Kombëtar i Ushqimit njofton se shkeljet e konstatuara janë kryesisht për ushtrim të aktivitetit pa disponim të liçencës përkatëse, për mungesë të kushteve higjeno – sanitare apo hedhjen në treg të produkteve me afat të kaluar të përdorimit.
“Autoriteti Kombëtar i Ushqimit do të vijojë kontrollet rigoroze, për të garantuar zbatimin e ligjit në të gjithë zinxhirin ushqimor dhe ofrimin e produkteve ushqimore të sigurta për të gjithë konsumatorët me qëllim garantimin e sigurisë ushqimore” shkruan AKU në njoftimin e bërë.
Jenida Vladi/ SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.