AKU bllokon aktivitetin e 4 subjekteve në Lushnjë, Fier dhe Durrës- 6.1 milionë lekë gjobë
Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka bllokuar aktivitetin e 4 subjekteve në Lushnjë, Fier dhe Durrës.
Nga kontrollet e kryera në këto subjekte, AKU konstatoi ushtrim aktiviteti të palicencuar, kushte të papërshtatshme higjeno-sanitare, mangësi në dokumentacion, si dhe etiketim të parregullt të produkteve.
Për shkeljet e kryera, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit vendosi 6.1 milionë lekë në 4 aktivitetet e lartpërmendura.
Jenida Vladi/ SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.