AKU bllokon rreth 60 kg ushqime dhe asgjëson 1.7 ton produkte të skaduara gjatë 24 orëve të fundit
Gjatë 24 orëve të fundit AKU ka kryer 145 kontrolle zyrtare dhe monitorime në të gjithë vendin në operatorët e biznesit ushqimor të kategorive të ndryshme.
Sipas njoftimit drejtoritë Rajonale të AKU- së kanë ushtruar veprimtarinë e tyre në bazë të planit vjetor të inspektimit me bazë risku dhe mbi bazën e denoncimeve të ardhura në rrugët e komunikimit të institucionit ([email protected] / nr. Gjelbër 08007575).
AKU bën me dije se gjatë kontrolleve zyrtare në operatorët e biznesit ushqimor janë dhënë 25 masa administrative me paralajmërim dhe 1 masë administrative gjobe për aktivitet jo në përputhshmëri me kornizën ligjore dhe rregullatore të sigurisë ushqimore.
Sipas informacionit të publikuar referuar Planit Vjetor të Marrjes së Mostrave me bazë risku janë marrë 39 mostra në produkte ushqimore të natyrave të ndryshme. Gjithashtu janë bllokuar 59.540 kg dhe asgjësuar 1.7 t produkte ushqimore me kërkesë të vetë subjektit.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.