AKU bllokon subjektin në Librazhd – Tregtonte mish me vulë fallco
Autoriteti Kombëtar i Ushqimit vijon kontrollet për disiplinimin e thertoreve dhe të tregtimit të produkteve shtazore në funksion të sigurisë ushqimore. Së fundmi, Autoriteti ka evidentuar një subjekt i cili tregtonte mish pa vulë dhe certifikatë veterinare.
Trupa inspektuese e DRAKU Elbasan gjatë kontrollit të ushtruar në subjektin “F.R” konstatoi 71 kg mish me prejardhje nga kafshë të paregjistruara, të paidentifikuara si dhe pa iu nënshtruar asnjë kontrolli të domosdoshëm veterinar para dhe pas therjes.
Subjekti kishte falsifikuar vulën veterinare për të shmangur kontrollet e mundshme të AKU-së. Kjo e fundit, vendosi masë administrative 200 mijë lekë, bllokim të menjëhershëm të aktiviteti si dhe konfiskim i 71 kg mish. Po ashtu , u denoncua në organet kompetente për veprën penale të klasifikimit si dhe tregtimit të produkteve ushqimore të rrezikshme. Sipas AKU-së, subjekti ishte konstatuar edhe më parë me shkelje të ngjashme.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.