AKU mbyll dy restorante në Burrel – Operonin në ambiente me myk e me pajisje kuzhine të amortizuara
Në vijim të kontrolleve të ushtruara në funksion të sigurisë ushqimore, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka mbyllur dy restorante në Burrel. Restorantet kryenin veprimtari në kundërshtim me standardet e sigurisë ushqimore si dhe në kushte të rënda higjieno-sanitare.
Trupa inspektuese e DRAKU Dibër konstatoi se ambientet e subjekteve ‘S.T’ dhe ‘Sh.R’ ishin me myk, lagështi dhe operonin me mjete pune në kuzhinë totalisht të amortizuara.
AKU ka gjobitur restorantet me 600 mijë lekë si dhe ka vendosur masën me bllokim të menjëhershëm të aktiviteteve të tyre.
AKU fton të gjithë qytetarët që të denoncojnë çdo rast abuziv pranë autoritetit si dhe në portalin e bashkëqeverisjes “Shqipëria që duam” Siguria Ushqimore është një sfidë e përbashkët.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.