AKU mbyll ‘tregun e orizit’ në Vlorë – Mbi 1.5 milion lekë gjoba për 2 furra buke dhe 1 dyqan peshku gjatë 24 orëve të fundit
Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka vijuar inspektimin e 117 subjekteve ushqimore në garantim të sigurisë ushqimore si dhe monitorime në zbatim të masave të marra për mbrojtjen nga përhapja e Covid-19, gjatë 24 orëve të fundit. Sipas njoftimit në Vlorë, AKU në bashkëpunim me organet e pushtetit vendor ka mbyllur “tregun e orizit” pasi nuk respektoheshin masat e marra kundër përhapjes së Covid 19.
Gjithashtu sipas njoftimit ndaj një subjekti “furre buke” në Tiranë është marrë masa administrative ‘’gjobë’’ me vlerë 50,000 lekë për tregtim të bukës së prerë, si dhe janë dhënë 9 masa administrative “paralajmërim”.
Në Elbasan në subjektin me aktivitet “import-eksport”, janë zhbllokuar 920 kg produktet e bllokuara “kungull”, pasi nga analizat e kryera kanë rezultuar konform legjislacionit në fuqi.
Në Shkodër janë marrë 2 masa administrative me “gjobë” me vlerë 60,000 lekë në një subjekt “furrë buke” dhe në “njësi tregtimi peshku”, për moszbatim të aktit normativ dhe mosplotësim të detyrave të lëna nga inspektimi paraardhës.
Në Berat janë marrë 25 mostra për analizim për prani të pesticideve në fruta-perime, ndërsa në Korçë janë marrë 3 mostra.
Autoriteti Kombëtar i Ushqimit i bën thirrje të vazhdueshme të gjitha bizneseve ushqimore që të respektojnë me rigorozitet të gjitha masat e marra për mospërhapjen e Covid-19 si dhe do të vijojë të jetë i pranishëm në të gjithë vendin në mbrojtje të shëndetit të konsumatorëve.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.