AKU në terren për kontroll. Fton qytetarët të denoncojnë rastet ku abuzohet me cilësinë ushqimore
Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka njoftuar se inspektorët ushqimorë do të jenë në terren në këtë situatë emergjence për të kontrolluar standartet e vendosura nga Autoriteti Shëndetësor tek të gjitha pikat ushqimore që janë operative këto ditë.
Gjithashtu, institucioni i ka bërë thirrje qytetarëve se mund të denoncojnë në mënyrë personale të gjithë tregtarët që abuzojnë me cilësinë ushqimore duke dërguar një email në info@aku,gov.al dhe menjëherë një grup inspektorësh do të ndodhen në vendin e raportuar për të kryer kontroll.
Njoftimi i plotë
Autoriteti Kombëtar i Ushqimit si pjesë e Taksë Forcës, për zbatimin me rigorozitet në marrjen e masave për të luftuar Koronavirusin do të jetë i pranishëm në të gjithë territorin, për të monitoruar në sektorin ushqimor rregullat e vendosura nga Autoritetet Shëndetësore.
Në kuadër të këtyre masave të marra, ju bëjmë me dije, se mund të na shkruani në cdo moment, masë e marrë për arsye sigurie, në emalin zyrtar info@aku,gov.al, për të denoncuar çdo subjekt ushqimor, të cilët mund të përfitojnë nga situata aktuale, duke u përpjekur të tregtojnë produkte ushqimore të pasigurta për konsumatorin dhe që nuk zbatojnë kriteret e higjenës, prodhimit, cilësisë, ruajtjes dhe ofrimit të një produkti ushqimor të sigurt drejt konsumatorit.
Për cdo rast abuzimi do jemi prezentë duke iu përgjigjur shqetësimit Tuaj, me prezencën e nje trupe të posacme inspektorësh për parandalimin e abuzimit dhe garantimin e sigurisë ushqimore edhe në këtë kohë të vështirë që po kalojmë dhe të që të gjithë bashkë, do t’ia dalim mbanë.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.