AKU nuk ndal kontrollet, mbyll 5 subjekte – Qindra paralajmërime e dhjetëra gjoba në një javë
5 subjekte janë mbyllur gjatë javës së kaluar nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit. Ky i fundit vijon kontrollet në të gjithë vendin me qëllim rritjen e sigurisë ushqimore.
Referuar raporti të përjavshëm të AKU-së, në total gjatë periudhës 14-18 janar janë kryer 474 inspektime në terren dhe 010 inspektime në Pikat Doganore në të gjatë vendin.
Krahas mbylljes së subjekteve, AKU gjithashtu ka ndërmarrë edhe masa të tjera. 125 subjekte të tjera janë paralajmëruar, 15 janë gjobitur si dhe janë kryer në total 627 analiza në të gjithë vendin javën e kaluar.
Pjesa më e madhe e tyre, 68% e rasteve kanë qenë analiza vetëkontrolli, 18% kontrolle nga zyra dhe 14 % e rasteve kanë qenë nga kontrollet zyrtare në Pikat e Inspetimit Kufitar.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.