AKU sekuestron 115 kg mish qengji dhe keci – Thereshin në mënyrë të paligjshme
Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka sekuestruar gjatë ditës së sotme 115 kg mish qengji dhe keci në 23 karkasa të therura në mënyrë të paligjshme në një stallë bagëtish. Kjo e fundit ishte në pronësi të shtetasit me iniciale A.S dhe ndodhej në malin Sopot të Delvinës.
Ndaj tij AKU ka marrë masën administrative me vlerë 100 mijë lekë për therje dhe tregtim të mishit në mënyrë të paligjshme. Po ashtu, ka bërë edhe bllokimin e menjëhershëm të aktivitetit.
Në vijim të masave për disiplinimin e therjeve dhe tregtimit të mishit në funksion të sigurisë ushqimore, AKU ka intensifikuar kontrollet në të gjithë vendin.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.