AKU vazhdon kontrollet e rrepta në të gjithë vendin – Asgjësohen 11 ton produkte ushqimore gjatë 24 orëve të fundit
Trupat inspektuese të AKU kanë vijuar edhe gjatë 24 orëve të fundit kontrollet në të gjithë territorin dhe monitorimet në kuadër të Task-Forcës kundër përhapjes së COVID-19.
Sipas njoftimit gjatë inspektimeve është konstatuar se plotësohen kushtet higjieno-sanitare për të ushtruar aktivitetin si dhe disponohet dokumentacioni për sigurinë ushqimore dhe ndërkohë vijohet me këshillimet për zbatimin me përpikmëri të protokollove të sigurisë kundër COVID-19.
AKU bën me dije se janë asgjësuar 11 ton produkte ushqimore më kërkesë të vetë subjektit, si dhe janë marrë 16 mostra për monitorim të qumështit, për ngarkesën mikrobike dhe qelizave somatike.
AKU do të vijojë të jetë e pranishme në të gjithë vendin për të garantuar sigurinë ushqimore dhe shëndetin e konsumatorëve.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.