AKU vazhdon kontrollet, gjobiten 8 subjekte – Qindra analiza dhe inspektime në mbarë vendin
Gjatë javës së kaluar Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka kryer 541 Inspektime në terren dhe 1047 inspektime në Pikat Doganore në të gjithë territorin e Shqipërisë.
Me qëllim sigurimin dhe garantimin e çdo produkti që tregtohet në vend, AKU ka marrë masat e 74 paralajmërimeve, 8 subjekte janë gjobitur dhe gjithashtu janë kryer 454 analiza në të gjithë vendin.
Referuar raportit të përjavshëm të AKU nga analizat e kryera rezulton se 18% të rasteve ka qenë nga kontrollet zyrtare në Pikat e Inspektimit Kufitar, 29% të rasteve nga kontrollet zyrtare në terren dhe 53% të rasteve kanë qenë analiza vetëkontrolli.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.