AKU vijon kontrollet/ 200 mijë lekë gjoba dhe mbi 100 kg produkte ushqimore të bllokuara gjatë 24 orëve të fundit
Trupat inspektuese të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit ka realizuar 303 kontrolle zyrtare dhe monitorime, në kuadër të Taks Forcës kundër përhapjes së Coviid-19.
Sipas njoftimit të AKU gjatë kontrolleve të kryera në Durrës, janë dhënë tre masa administrative “gjobë” me vlerë totale 200,000 lekë, pasi në momentin e inspektimit, në këto subjekte janë gjendur produkte ushqimore të papajisura me kondra-etiketë në gjuhën shqipe, si dhe është bërë bllokimi i sasisë prej 127.1 kg produkte të ndryshme ushqimore deri në pajisjen e tyre me kondra-etiketë konform kërkesave ligjore.
AKU bën me dije se gjatë monitorimeve në Shkodër, Fier dhe Vlorë janë bërë këshillime dhe janë lënë detyra ndaj subjekteve, të cilat nuk kanë pasur të plotësuar protokollet e sigurisë, si mungesën e sinjalistikës për distancim fizik , mungesën e xhamit mbrojtës apo afishim posterash.
Autoriteti Kombëtar i Ushqimit do të vazhdojë kontrollet dhe monitorimet në të gjithë vendin në garantim të sigurisë ushqimore dhe shëndetit të konsumatorëve.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.