Akuza për ‘impeachment’ kundër Trump: Senati voton Po! – Çfarë ndodh tani
Dhoma amerikane, e kontrolluar nga mazhoranca demokratike, dha një votim historik me përparimin për akuzën e presidentit aktual Donald Trump për shpërdorim të pushtetit dhe pengim të hetimeve të kongresit. Aktakuza e parë u miratua me 230 vota pro dhe 197 kundër, e dyta me 229 vota pro dhe 198 kundër. I ashtuquajtur ‘impeachment‘ nuk është gjë tjetër veçse një procedurë, e parashikuar nga Kushtetuta Amerikane, që synon përcaktimin e fajit ose ndryshe të një zyrtari publik për dëmtime serioze të shtetit gjatë mandatit të tij, duke çuar kështu në përfundimin e detyrës. Në rastin e Presidentit të Shteteve të Bashkuara, ai ndahet në një fazë të parë në Dhomë dhe në një gjykim të vërtetë në Senat.
Pas këtij votimi të parë pozitiv, puna e Dhomës duhet të përfundojë deri në Krishtlindje. Koha, megjithatë, është e pasigurt, Kryetari i Dhomës, siç raportohet nga Politico, tha se ai mund të presë para se t’i dërgojë artikujt në Senat, ku do të zhvillohet debati aktual, sipas të gjitha gjasave megjithatë në fillim të vitit 2020. Në këtë moment do të themelohet një gjyq në të cilin senatorët do të jenë gjyqtarët dhe do të dëgjojnë versionin e ngjarjeve të palëve të përfshira: Dhoma në maskën e prokurorisë dhe avokatët e Trump në maskën e mbrojtjes. Të gjithë do të mbikëqyren nga gjyqtari përgjegjës i Gjykatës Supreme. Sidoqoftë, nëse shumica demokratike në Dhomë do të ishte e mjaftueshme për të vazhduar procesin, situata është e ndërlikuar në pjesën tjetër të Kongresit, ku republikanët kanë numër më të madh. Për të shkarkuar Trump duhet një shumicë prej dy të tretave, ose 67 senatorë. Deri më tani numrat shohin 53 republikanë dhe 47 senatorë të pakicës nga të cilët 45 demokratë dhe dy të pavarur.
Disa minuta pas votës Po për ‘impeachment’, Trump iu përgjigj votimit nga skena e një mitingu në Battle Creek, Michigan. Dje ai shkroi më shumë se 45 tweet për të mbrojtur veten e tij, pa hyrë konkretisht në thelbin e akuzave. Përveç kësaj, para votimit, i cili vendosi të vazhdojë aktakuzën e tij, Trump i dërgoi një letër kryetarit demokrat të Dhomës Nancy Pelosi. Pa i rënë rrotull, manjati akuzoi demokratët se dëshironin të “bënin një grusht shteti partizan dhe të paligjshëm”. “Historia do t’ju gjykojë ashpër,” shkroi ai. (Wired)
— Donald J. Trump (@realDonaldTrump) December 19, 2019
Edel Strazimiri / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.