Albin Kurti nis detyrën si kryeministër i Kosovës – Behgjet Pacolli i dorëzon postin në mungesë të Ramush Haradinaj
Pas ceremonisë pritëse nga Garda e FSK-së para Qeverisë së Kosovës, ish-zëvendëskryeministri i parë, Behgjet Pacolli i ka dorëzuar postin kryeministrit të ri Albin Kurti. Ish-kryeministri Ramush Haradinaj mungoi në ceremoni.
Pas ceremonisë Kurti ka nisur mbledhjen e parë të Qeverisë. Ai është shprehur se do të punojë për të zbatuar planin që kanë si qeveri. Kurti tha se kjo qeverisje është pasqyrë që qytetarët do ta shohin për të mirë.
Përmes një komunikimi drejtuar mediave, Zyra e Kryeministrit ka njoftuar se Kurti më pas do të marrë pjesë edhe në Akademinë Përkujtimore me rastin e masakrës së 3-4 shkurtit të vitit 2000, në ora 13:00 ku do të bëjë homazhe tek Kompleksi Memorial “Adem Jashari” në Prekaz. (RTK)
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.