Albpetrol dhe dy kompani të tjera licencohen në tregtimin e energjisë elektrike
Shoqëria “Albpetrol sha” është licencuar për tregtimin dhe furnizimin e energjisë elektrike me një afat 5 vjeçar. Vendimi është botuar në Fletoren Zyrtare, ku për tregtimin e energjisë janë licencuar edhe dy kompani të tjera.
Albpetrol ka paraqitur kërkesën për t’u pajisur me licencë në aktivitetin e tregtimit të energjisë elektrike në maj të këtij viti, ndërsa kërkesa u shqyrtua një muaj më pas, ku u konstatua se kompania i plotësonte të gjitha kërkesat e parashikuara nga ERE në rregulloren “Për procedurat dhe afatet për dhënien, modifikimin, transferimin, rinovimin ose heqjen e licencave në sektorin e energjisë elektrike”, si më poshtë:
– Formati i aplikimit; Dokumentacioni juridik, administrativ dhe pronësor; Dokumentacioni financiar dhe fiskal; Dokumentacioni teknik për aktivitetin e tregtimit të energjisë, janë plotësuar në mënyrë korrekte.
Në të njëjtat kushte sa më lart, janë licencuar në aktivitetin e tregtimit të energjisë elektrike, edhe dy kompanitë private, “The Blue Star” sh.p.k. dhe “Energy to Energy” sh.p.k.
E.Z/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.