Aldo Merkoçi në ‘Argument’: Sot kemi këtë situatë politike për shkak të mungesës së logjikës të partive politike
I ftuar në ‘Argument’ për të folur për situatën politike para-zgjedhore në Shqipëri, drejtuesi i ‘Lëvizjes Mjaft’, Aldo Merkoçi, ka thënë se është e pashmangshme të thuash se situata në të cilën ndodhemi sot është anormale.
“Në këtë situatë jemi për shkak të disa vendimeve anormale dhe të palogjikshme që kanë marrë palët në këtë konflikt. Mungesa e logjikës dallohet dhe në artikulimin e tyre.”
“Shqipëria ka pasur shumë zgjedhje të çuditshme, por përherë ka pasur garë.”, ka shtuar drejtuesi i ‘Lëvizjes Mjaft’.
Një gjë tjetër shqetësuese për të është dhe mungesa e platformave në fushatë, trend që filloi që në fushatën e 2017 dhe që sipas Merkoçit është shumë e dëmshme për Shqipërinë. SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.