Aldo Merkoçi, për financimet e partive politike-” Janë 6 herë më të larta se ato që deklarojnë”!
Në ‘Argumet’ të enjten në mbrëmje, pjesë e panelit të të ftuarve ishte dhe Aldo Merkoçi , drejtuesi i Lëvizjes ‘ ‘Mjaft’’, për të diskutuar rreth financimit të partive politike. Merkoçi shprehet se shpenzimet reale të partive janë gjashtë herë më të larta se ato që deklarojnë.
‘’ Në vitin 2013, në javën e parë të tërheqjes së fondit, të vënë në dispozicion për fushatat zgjedhore, vetëm në kohë transmetimi, për partitë kryesore, paratë ishin harxhuar. Sipas studimit, për tre partitë kryesore në vend, financimi i tyre është gjashtë herë më i lartë se totali i financimit që ata deklarojnë, duke përfshirë këtu dhe blerjen e votave.’’- thekson Merkoçi.
Drejtuesi i Lëvizjes ‘’Mjaft’’, nënvizon se partitë politike financohen nga aktorë të tjerë të cilët kërkojnë të drejtat e tyre, sapo njëra nga partitë ngjitet në pushtet, duke u bërë kështu dhe ata vetë pjesë e politikëbërjes. Kjo ndodh sipas tij, pasi Shqipëria është i vetmi vend demokratik, i cili nuk ka ndryshime në kodin zgjedhor që prej vitit 2001.
Elefteria Zguri/ SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.