Alfred Shehu: ”Ne si kompani sigurimi nuk e dimë vlerën e parave që transportojmë”
Një nga ngjarjet më të diskutuara ditët e fundit, ishte ajo e grabitjes së një sasie të konsiderueshme parash, në aeroportin e Rinasit. Për të diskutuar rreth këtij fenomeni, ishte i ftuar në ‘Argument’ edhe Alfred Shehu nga kompania Anakonda Security. Lidhur me këtë cështje ai shprehet se :
”Kompanitë tona kanë investuar për të marrë mjete të blinduara, është shtuar kontrolli i mjeteve nga ne dhe policia e shtetit, ku për cdo lëvizje drejt aeroportit sinjalizojmë policinë. Problemi është në rrugët e fshatit të cilat janë totalisht të pakontrolluara. Ne nuk e dimë sesa para transportojmë, dhe madje për cdo transfertë parash për aksin nga Kashari në Rinas policia shton forcat e sigurisë, ndaj grabitësit e dinë që nuk mund të sulmojnë gjatë kohës që paratë janë rrugës për tu transportuar, pasi siguria është tepër e lartë. I vetmi opsion i tyre, është aeroporti, ku siguria lë tepër për të dëshiruar.
Moralisht kjo situatë na rëndon të gjithëve, por kriminalitet ka në gjithë botën edhe në vende me më shumë zhvillim sa i përket sigurisë.”
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.