Algoritmet tani mund te diagnostikojnë sëmundje përfshirë dhe kancerin e gjirit
DeepMind, një qendër kërkimore me qendër në Mbretërinë e Bashkuar në pronësi të Google zhvilloi një algoritëm, i cili mund të trajnojë 14,884 skanime retinike, që mund të kthejnë një diagnozë të hollësishme në afro 30 sekonda.
Algoritmi mund të analizojë shtresa komplekse të informacionit dhe të identifikojë anomalitë ose tendencat në imazhet mjekësore.
Kjo teknologji ka të njëjtin nivel saktësie si specialistët kryesorë, duke identifikuar saktë llojet e sëmundjeve të syve 94.5% të kohës.
Gjithashtu mund të identifikojë rrezikun e një gruaje për kancerin e gjirit dhe të ndihmojë për ta kapur atë herët. Parashikon nga një mamografi nëse një pacient ka gjasa të zhvillojë kancerin e gjirit në të ardhmen.
Algoritmi i tejkaloi qasjet ekzistuese, duke zbuluar 31% të gjithë pacientëve me kancer në kategorinë e rrezikut më të lartë në krahasim me 18% për modelet tradicionale.
Nebi Xhomaqi / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.