Alibaba me strategji të re – 2.2 mld USD për t’u lidhur me blerësit në ashensorë
Alibaba, një nga kompanitë më të mëdha të tregtisë online, po planifikon të shpenzojë 2.2 miliardë dollarë për t’u lidhur me blerësit përmes ekraneve të marketingut në natyrë dhe reklamave të vendosura në ashensorë.
Kompania dëshiron të rrisë interesin e blerësve, me krijimin e modeleve të reja të marketingut dixhital.
Focus Media, një nga kompanitë më të mëdha kineze që operon nrrjetin më të madh të reklamave në vend, ka një rrjet të ekraneve dixhitale të reklamave në rrugë, në metro dhe në ashensorë në 300 qytete kineze, duke arritur në 200 milionë konsumatorë.
Sipas ‘Forbes’, Aliababa po ashtu ka shfaqur interesin për blerjen e 10% të aksioneve të një njësie të kontrolluar nga themeluesi miliarder i Focus Media, Jason Jiang, i cili zotëron 23.3% të aksioneve. Fondi i Ri i Mundësive Strategjikë për Shitje me Shumicë L.P, një palë e lidhur me Alibaba, do të fitojë një interes prej 1.37% në Focus Media.
Investimi i përgjithshëm do të jetë 2.2 miliardë dollarë, duke i dhënë Alibaba-s një përqindje prej 10.3% në Focus Media. Ndërkohë, aksionet e kësaj të fundit u rritën me 10% në Kinë.
G.D/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.