“Amazfit Antelope Light Sport”, atletet inteligjente që masin hapat tuaj dhe kushtojnë vetëm 31 dollarë
Xiaomi ka lancuar një projekt të ri në platformën e saj “Youpin”. Produkti quhet Antelope Light Sports Shoes, dhe janë disa këpucë sportive me një dizajn tërheqës dhe me një çmim mjaft të lirë për sa I përket cilësisë.
Atletet quhen Amazfit Antelope Light Sport, kushtojnë vetëm 31€$ dhe vijnë në madhësi të ndryshme, duke filluar nga numri 35 deri në 45.
Këpucët vijnë në ngjyrë të zezë, portokalli, të gjelbër dhe gri për meshkujt ndërsa për femrat në ngjyrë të zezë, mente dhe ngjyrë pudër.
Ato masin hapat tuaja dhe shumë statistika të tjera di dhe janë të pajisura me disa sensorë. Brendësia e atleteve është e përbërë nga elementë të cilët eliminojnë problemet e takimit të shputës së këmbës me tokën.
Atletet janë ergonomike dhe të prodhuara në atë mënyrë që t’u përshtaten çdo lloj terreni. Ato janë prodhuar nga materiali novator i quajtur ERC i cili në mënyrë efektive thith fuqinë e ndikimit të këmbëve në tokë dhe ushqen përsëri energjinë në mënyrë të barabartë në këmbë.
Në brendësi të atleteve ndodhet një chip Mija Smart core 2 i ndërtuar për të gjurmuar hapat, distancat dhe kaloritë e harxhuara. Për momentin janë të disponueshme vetëm në Kinë.
V.H/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.