Amazon dorëzon padinë – Pretendon për parregullsi në tenderin e Pentagonit që u fitua nga Microsoft
Amazon ka dorëzuar një padi në një gjykatë federale në Shtetet e Bashkuara të Amerikës Ditën e Premte duke kontestuar kështu vendimin e muajit të kaluar të Pentagonit për t`i dhënë Microsoft një kontratë me vlerë 10 miliardë dollarë.
Kompania e themeluar nga miliarderi Jeff Bezos nuk dha asnjë shpjegim se ku e bazon ligjërisht këtë padi. Detajet e kësaj padie përmbajnë informacione sekrete tregtare si dhe informacione konfidenciale financiare që mund t`i shkaktojnë dëm secilës prej palëve, thotë Amazon.
Javën e kaluar, Pentagoni deklaroi se nuk ka ndërmend të bëjnë asnjë hap pas në këtë vendim, pavarësisht akuzave të forta nga Amazon.
Përpara shpalljes së fituesit, Amazon shihej gjerësisht si pretendenti kryesor për ta marrë këtë kontratë miliardere nga Pentagoni.
Fitorja e Microsoft erdhi surprizë. Nga ana tjetër, humbja ndaj rivalëve të Microsoft bëri që Jeff Bezos, deri atëherë njeriu më i pasur në botë, ta humbiste këtë pozicion, pikërisht ndaj njeriut i cili ka themeluar kompaninë që e fitoi këtë tender, Bill gates.
Sipas Amazon, në këtë “histori” ka ndërhyrë politika, duke qenë se Bezos është edhe pronari i “Washshington Post”, një prej të përditshmeve më kritike nga presidentit Doland Trump.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.