Ambasada Italiane informon: Konvertimi i patentave shqiptare ka hasur në probleme teknike, po punohet për zgjidhjen
Në një satus në rrjetet sociale, Ambasada Italiane ka informuar se konvertimi i patentave shqiptare dhe italiane është hasur me probleme.
Pavarësisht se marrëveshja Shqipëri-Itali ka hyrë në fuqi më 12 korrik, duket se ajo nuk është plotësisht funksionale. Gjithsesi ambasada garanton se po kryhen disa verifikime dhe problemet do të zgjidhen që patentat të konvertohen sa më shpejt.
Në mars të këtij viti Shqipëria e Italia arritën marrëveshje për njohjen e ndërsjelltë të patentave ndërsa në korrik ajo hyri në fuqi.
STATUSI NGA AMBASADA ITALIANE
Lidhur me Marrëveshjen mbi patentat, e cila ka hyrë në fuqi më 12 korrik, ju informojmë se janë duke u kryer verifikime për të zgjidhur disa probleme teknike për të bërë të mundur që të interesuarit të mund të paraqisni sa më shpejt kërkesë për konvertimin e patentave të tyre.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.