Ambasadori i BE-së, Soreca jep lajmin: Konferenca e donatorëve për Shqipërinë, me 17 shkurt 2020 në Bruksel!
Konferenca e donatorëve për të ndihmuar Shqipërinë në përpjekjet e saj për rindërtim pas tërmetit shkatërrues të 26 nëntorit të vitit të kaluar do të zhvillohet në 17 shkurt 2020 në Bruksel.
Lajmi bëhet i ditur nga ambasadori i Bahskimit Europian Luigi Soreca në Twitter. Në postimin e tij, ambasadori Soreca shprehet se Bashkimi Evropian qëndron pranë Shqipërisë.
Në këtë konferencë pritet që të përcaktohet edhe masa dhe natyra e ndihmës që vendet e BE-së do t’I japin Shqipërisë për kapërcimin e pasojave të tërmetit.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.